Përfshihet nga flakët dyqani me pajisje elektrike, dyshohet për shkëndijë elektrike

Shqipëria

Përfshihet nga flakët dyqani me pajisje elektrike, dyshohet për shkëndijë elektrike

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Një dyqan me pajisje elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Policia bën me dije se në lagjen “28 Nentori” Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2021, rreth orës 20:10, në lagjen “28 Nentori” Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat