Topi: Qeveria nuk ka prioritet Evropën, po Ballkanin e Hapur, nuk i kemi plotësuar kushtet

Shqipëria

Topi: Qeveria nuk ka prioritet Evropën, po Ballkanin e Hapur, nuk i kemi plotësuar kushtet

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 23:26
Bamir Topi

Në një intervistë për RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se nxjerrja e dhënave personale, tregon brishtësinë e shtetit shqiptar, sepse tregon se nuk ka kontroll mbi to.

Ai tha se në raport me integrimin vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, duke theksuar si një problematikë të madhe me pronat.

Topi: Nxjerrja e këtyre të dhënave, tregon brishtësinë e shtetit shqiptar, sepse tregon se nuk ke kontroll. Por ama kishte dhe një elementi pozitiv, sepse njerëzit shikojnë transparencën, duke parë njerëz që jetojnë në kushte të papranueshme. Ne jemi një vend me mbi 2.5 milionë banorë, jemi në një kapitalizëm që nuk po vjen akoma, kapitalizëm me bazament ideologjik komunist. Prona është akoma në ajër. Ky është një problem shumë i madh, pasi njerëzit duhet të kishin jetuar në mënyrë të mrekullueshme.

Shumë thonë se i kemi plotësuar kushtet për hapjen  e negociatave, por ama kushtet nuk janë plotësuar sipas meje. Unë po ia jap aforfe çështjes. Ne kemi probleme me pronat dhe duam që të futemi në BE në një juridiksion harmonik, pas sqaruar çështjen e pronës dhe investimeve. Kur të fillojë investimi t’i dali tjetri dhe t’i thotë se është prona ime kjo. Po ashtu dalin për negociata vende që janë skeptikë dhe kështu nuk futemi. Ajo që më shqetëson më shumë, është se emërtesën e ministrisë së Punëve të Jashtme, pra ministrinë e Evropës, por sot nuk kemi prioritet Evropën, por Ballkanin e Hapur. Këtu ka një kontradiktë. Çdo gjë e vendos qeveria, që në fakt është produkt i parlamentit dhe ai do të bëjë kontrolle dhe ratifikime. Nuk kam parë komisioni e politikës së jashtme të dalë një herë.

Topi: Politika jonë vuan nga mungesa e demokracisë, kemi bërë hapa false në politikë e jashtme

Topi shtoi se politikisht presidenti është shkarkuar, por tashmë i takon Gjykatës kushtetuese që të vendosë për fati ne tij.

Topi: Presidenti politikisht është shkarkuar, por tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Ose rikonfirmohet Meta ose shkarkohet. Problemi më shumë është në imazh dhe në moralin politik, sepse jemi në përfundim të mandatit. Edhe në kushte normale në prill fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri dhe kështu ky është një precedent. Duhet parë vendimi i Kushtetueses, prandaj unë nuk e parashikoj dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat