Çfarë po ndodh në godinën e PD? Rinovohet logoja dhe pamja e jashtme e selisë blu

Shqipëria

Çfarë po ndodh në godinën e PD? Rinovohet logoja dhe pamja e jashtme e selisë blu

Më: 3 janar 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Vit i ri, pamje e re. Ky fakt bie në sy në ditët e para të 2022-it në selinë e demokratëve.

E përfshirë javët e fundit nga zhvillime të ethshme, duket se ditët e para të vitit që sapo ka hyrë e kanë gjetur selinë e PD dhe zyrtarët e saj të ngarkuar me punë.

Në pamje të parë duket se po punohet për të rinovuar pamjen e jashtme të selisë, ku në qendër duket puna për renovimin e logos së madhe të PD të vendosur në fasadën ballore të ndërtesës. Po ashtu duken të freskuara edhe imazhet e ambjenteve të katit të parë.

Mesa duket PD ka vendosur ta nisë këtë vit me një pamje të re. Dhe për këtë po punohet ende, për t’i dhënë në ditët në vijim formën përfundimtare ndryshimeve që stafi i demokratëve ka menduar për pamjen e jashtme të godinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat