E rëndë në Fier/ Gjendet brenda një kanali, i mbuluar me ferra, trupi i pajetë i një 57-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Fier/ Gjendet brenda një kanali, i mbuluar me ferra, trupi i pajetë i një 57-vjeçari

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në zonën e njohur si Drizë Myrteza në Fier.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se trupi i pajetë i 57-vjeçarit, është gjendur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra.

Viktima është identifikuar si shtetasi Fiqiri Muhameti 57 vjeç, ndërkohë policia po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kanali.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 57-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat