Rama bën bilancin e Covid: 1236 raste të reja ditën e sotme

Shqipëria

Rama bën bilancin e Covid: 1236 raste të reja ditën e sotme

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:14
Edi Rama

Edi Rama, në një dalje ‘live’ në Facebook, njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 1236 raste të reja me Covid-19.

‘Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. Sot janë shënuar 1236 raste të reja me Covid 19.

107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin’, tha Rama.

Ditën e djeshme, rastet e reja me koronavirus ishin 801.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat