Çfarë po ndodh në selinë e PD në mes të natës?

Shqipëria

Çfarë po ndodh në selinë e PD në mes të natës?

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 22:00, persona të paidentifikuar dhe me kapuç në kokë kanë hequr logon e FRPD nga selia, si dhe ka ndërruar adezivët.

Ky moment, është publikuar edhe nga deputeti Belind Këlliçi në rrjetin e tij social Facebook.

Krahas videos, Këlliçi shkruan se demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme, ndërsa shton se FRPD do vijoj të jetë motorri i PD, pavarësisht se sipas tij nuk do pakica uzurpuese.

Këlliçi thekson se në 8 janar do marrë fund kjo marrëzi e Lulzim Bashës.

"Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme!

Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave te Forumit Rinor.

Sido që të vendosen adezivet, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në keto 8 vite opozite. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike.

Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00”, shkruan Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat