‘Një lider nuk izolohet’, Këlliçi: Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët

Shqipëria

‘Një lider nuk izolohet’, Këlliçi: Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Deputeti Belind Këlliçi, është shprehur se lider nuk është ai që fshihet dhe izolohet, pasi sipas tij izolimi nuk ka të ardhme.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Këlliçi shkruan se shtëpia e lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert e hapura për demokratët.

‘Një lider nuk fshihet, nuk izolohet. Izolimi nuk ka të ardhme. Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët. Selia është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur’, shkruan Këlliçi.

Ky koment i Këlliçit vjen pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha i cili i bëri thirrje demokratëve të bëhen bashkë dhe të mos përçahen për qëllime personale të një individi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat