Berisha flet për lajmin se në selinë e PD ekzistojnë tunele të mëdha nëntokësore që të çojnë në MPB

Shqipëria

Berisha flet për lajmin se në selinë e PD ekzistojnë tunele të mëdha nëntokësore që të çojnë në MPB

Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:24
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me lajmin se në selinë e PD ekzistonin tunele të mëdha nëntokësore që të çonin në Ministrinë e Brendshme dhe kjo gjë bënte të mundur strehimin e grupit të armatosur që u shfaq në foto një ditë më parë.

“Ata mund ti përdorin, tunele mund të ketë se nuk e di. Unë nuk mora zyra në atë seli, e refuzova që të kisha një zyrë në atë godinë. Ata personat me maska janë të pranishëm aty. Ajo zonja që ka dalë aty ka shumë vite që punon në PD në sektorin e shërbimit.

Foton e ka postuar personalisht një anëtar i batalionit “Luani”, pjesëtar i forcave të armatosura në instagramin e tij. Nuk ka sesi të jetë foto e bërë para dy viteve sepse personat kanë maska në fytyrë.

Ka një zëdhënës Basha, një njeri i inkriminuar që merret me inskenimin e tyre”, tha Berisha i ftuar në një studio televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat