‘Për pak ditë nis jeta plot ngjyra për 266 familje’/ Rama e nis ditën me pamje nga banesat e reja në Manzë

Shqipëria

‘Për pak ditë nis jeta plot ngjyra për 266 familje’/ Rama e nis ditën me pamje nga banesat e reja në Manzë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 09:54
Banesat e reja në Manzë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me foto nga pallatet e ndërtuara në zonën e Manzës për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama shkruan në rrjetet sociale se për pak ditë në këto komplekse do të jetë jeta e re plot ngjyra për 266 familje.

“Mirëmëngjes dhe me jetën e re që nis për pak ditë plot ngjyra për 266 familjet e Manzës që humbën strehën nga tërmeti.

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat