Mbështetësit e Berishës hapin edhe derën e pasme, tentojnë të thyejnë kamerat e sigurisë

Shqipëria

Mbështetësit e Berishës hapin edhe derën e pasme, tentojnë të thyejnë kamerat e sigurisë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e protestuesve, mbështetës të Berishës para selisë blu kanë tentuar të thyejnë kamerat e vendosura në godinën e Partisë Demokratike.

Ata janë vendosur nga PD një ditë më parë për të mbajtur nën monitorim çdo episod të protestës.

Dhe për të identifikuar çdo protestues që do të përdorë akte dhune.

Ndërkohë protestuesit kanë arritur të hapin edhe derën e pasme të godinës që i përket zyrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat