U vra nga bashkëshorti në sy të vajzës 4-vjeçare, flet e motra e viktimës: E kërcënonte se do i vriste vëllanë dhe babanë

Shqipëria

U vra nga bashkëshorti në sy të vajzës 4-vjeçare, flet e motra e viktimës: E kërcënonte se do i vriste vëllanë dhe babanë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:37
Familja e Gjuliana Topallit

Të dielën e 9 janarit ndodhi një ngjarje e rëndë në Qarkun e Shkodrës.

50-vjeçari Nikolin Hila vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Gjuliana Topalli. Ai shkoi në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kërkoi që ta takonte.

Babai i të ndjerës nuk e lejoi, por nga debati doli 40-vjeçarja.

E teksa Nikolini i kërkoi llogari se pse kishte shkuar në një restorant, ai ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

E gjithë kjo skenë e rëndë ka ndodhur në sytë e vajzës së tyre 4-vjeçare.

Më vonë, Nikolini ka qëlluar dhe veten me armë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat