U larguan pa gjurmë nga shtëpia, shpallen në kërkim dy vajza të mitura

Shqipëria

U larguan pa gjurmë nga shtëpia, shpallen në kërkim dy vajza të mitura

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:14
Ilustrim

Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe.

Punohet për gjetjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat