Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, arrestohen katër persona të tjerë

Shqipëria

Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, arrestohen katër persona të tjerë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

4 persona të tjerë janë arrestuar për vrasjen brutale të 19-vjeçarit Alkis në Selanik. Sipas mediave greke deri më tani janë lëshuar gjithsej 10 urdhër arreste. Konkretisht në kërkim ndodhen edhe 6 të tjerë.

Mes personave të kërkuar është edhe një i ri shqiptar, i cili sipas të dhënave doganore ka mundur të hyjë në territorin e Shqipërisë vetëm pak orë pas krimit të ndodhur në Selanik. Në qeli ndodhet një tjerë shqiptar 23-vjeçar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen brutale të të riut grek.

Nga dhjetë të dyshuarit që ditën e parë tre ishin me origjinë shqiptare , një me origjinë gjeorgjiane dhe gjashtë grekë.

Sipas mediave, Alkis ra viktimë e dhunës pasi ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar. Grupi i shqiptarit ishte në kërkim të kundërshtarëve në momentin kur u përballën me 19-vjeçarin dhe miqtë e tij.

Kur i pyetën se për kë skuadër bëjnë tifo, ata dhanë përgjigjen e gabuar dhe mes tyre nisi një përleshje që përfundoi me vrasjen e 19-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat