"Terror policesk ndaj banorëve të "5 Majit", Berisha: Po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre

Shqipëria

"Terror policesk ndaj banorëve të "5 Majit", Berisha: Po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 10:17
Sali Berisha

Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat e policisë ndaj banorëve të "5 Majit" mëngjesin e sotëm, 8 shkurt.

"Terror policesk ndaj banorëve të "5 Majit"! Ata po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre," shkruan Berisha në Facebook.

Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm forca të shumta policie rrethuan "5 Majin" pasi ishte planifikuar shembja e banesave të tjera në kuadër tyë procesit të rindërtimit.

Teksa banorët bënin rezistencë dhe nuk pranonin të lironin banesat, ata janë shoqëruar me forcë nga policia.

Madje disa gra u tërhoqën zvarrë në përpjekje për t'i nxjerrë jashtë.

Deri në orën 10:00 mësohet se në lagjen "5 Maji" janë shembur 4 banesa.

Ditën e sotme, 8 shkurt janë parashikuar që të prishen 5 banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat