Dekriminalizimi, KQZ i jep "ok" kandidatëve për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër

Shqipëria

Dekriminalizimi, KQZ i jep "ok" kandidatëve për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve.

Sipas formulareve të vetëdeklarimit, dy kandidatë të PD rezultonin me probleme. Kandidati i PD-së për Rrogozhinën është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje dhe kishte ndryshuar emrin, ndërsa Ymer Marku i Vorës kishte ndryshuar emrin e tij dhe të babait.

1.Z. Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
2.Z.  Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
3.Z.  Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
4.Z.  Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
5.Z.  Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
6.Z.  Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
7.Z.  Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
8.Z.  Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
9.Z.  Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
10.Z. Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat