Gazetari bën deklaratën e fortë: Jam dënuar nga një gjyqtar që lëviz me Porsche - anëtarët e PS bojkotojnë mbledhjen

Shqipëria

Gazetari bën deklaratën e fortë: Jam dënuar nga një gjyqtar që lëviz me Porsche - anëtarët e PS bojkotojnë mbledhjen

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Vijon mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Gjate deshmise se gazetatit Jetmir Olldashi anetaret e mazhorances ne Komisionin Hetimor bojkotojne komisionin.

Gjatë dëshmisë së tij Olldashi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se është dënuar nga një gjyqtar që lëviz me porsh me targa amerikane në Tiranë dhe nuk kalon në filtrin e Vettingut.
Olldashi më tej u shpreh se avokati i Mërtirit i ka thënë avokatit të tij që të fshihen të gjitha shkrimetpër inceneratorët por ata nuk kanë pranuar.

Jetmir Olldashi: Si puna ime kanë qënë disa media që kane qënë paditur. Fati e deshi që unë të dënohesha i pari. Lidhur me aferën e inceneratorëve kam pasur dijeni që në vitin 2016. Kemi bërë një emission të tërë lidhur me këtë fakt pa u dhënë apoma PPP-të e tre inceneratorëve. Në vijim jemi marrë edhe me shkrimet që Zoto, Gugallja dhe Mërtiri kishin me kompanitë në Holandë.Ne aferen 60 mln dollare ne Zimbabve Ilir Dedja dhe Mirel Mertiri ishin ne kete projekt i cili rezultoi me arrestimin e Ministrit te Shendetesise ne ate vend.  Ekziston foto. Kane bere biznes bashke. Ministri i Nderkohe ne Shqiperi nisen aferat e inceneratoreve.
Kishim të bënim me një person që kishte shkuar atje me nje identitet tjetër. Ne ishim thjesht përkthyesit e atij informacioneve. Si është e mundur që një ministër atje është arrestuar dhe këtu Mërtiri vijonte përfitonte miliona euro.

(Anëtarë të PS largohen nga mbledhja)

Jorida Tabaku: Ju bëj thirrje mos bojkoni komisionin. E kuptoj që nuk doni që shqiptarët të dëgjojnë faktet. Mbledhja ka filluar me kourom dhe do të vazhdohet
Jorida Tabaku:A ka pasur media juaju një buxhet për marketing?

Jetmir Olldashi: Avokai i Mërtirit i ka thënë avokatiti tim që të fshijmë të gjitha shkrimet dhe përgjigja ka qenë e prerë nga ana e tyre dhe ne nuk kemi pranuar oferta marketing nga kompaitë që ne mendonim se kishin problem.

Unë jam dënuar nga një gjyqtar që lëviz me porsh me targa amerikane në Tiranë dhe nuk kalon në filtrin e Vettingut.

Jorida Tabaku: Dua t’ju përgëzoj për kurajon që keni pasur ju dhe gazetarë të tjerë për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Duhet të mposhtim frikën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat