Berisha akuzon Ramën nga Durrësi: Po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit

Shqipëria

Berisha akuzon Ramën nga Durrësi: Po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:17
Sali Berisha

Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët në Hamallaj të Durrësit, në mbështetje të Ardian Mukës, kandidatit të koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve demokratë, ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit.

Qytetarët u trajtuan nga qeveria për t’u plaçkitur votën nëpërmjet dëmshpërblimeve të tërmetit. Dhe së fundmi ka bërë ligjin, shtëpitë e rindërtuara nga fondet e tërmetit, banorët që i kanë ndërtuar në trojet e veta, de facto nuk i kanë të tyre, nuk mund t’i shesin, nuk mund t’ua lënë as trashëgim kujt. Ky është një formë shtetëzimi e fshehtë e shtëpive.

Të moshuarit e kujtojnë këtu tërmetin e vitit 1978 që rrafshoi me qindra banesa në Bushat dhe zonën e Nën Shkodrës. Diktatura i ndërtoi shtëpitë dhe askujt nuk i tha se shtëpinë nuk mund ta shesësh”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat