Ishte bllokuar nga ortekët e dëborës, hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth

Shqipëria

Ishte bllokuar nga ortekët e dëborës, hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është zhbllokuar aksi rrugor Qafë Thore-Theth, i cili rezultonte i bllokuar nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ARRSH njofton të gjithë përdoruesit e kësaj rruge se qarkullimi tashmë kryhet pa probleme.

“Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth

Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme”, shkruan ARRSH në facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat