Boçi i nxjerr fotot me plehra në Elbasan, Rama: Mirë do ishte t’i evitojmë këto përballje me foto

Shqipëria

Boçi i nxjerr fotot me plehra në Elbasan, Rama: Mirë do ishte t’i evitojmë këto përballje me foto

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 21:45
Edi Rama

Tashmë janë bërë tashmë mbi 8 orë që ndodhet në komisionin hetimor për incineratorët, kryeministri Edi Rama është ka debatuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi.

Boçi i ka nxjerrë foto ku duket kodra me plehra nga qyteti i Elbasanit duke thënë se ky është rezultati i 22 milionë eurove.

Ndërkohë që Rama është shprehur se është mirë që këto foto të evitohen dhe se prokuroria ka dhënë masën e sekuestros për incineratorit të Elbasanit.

Pjesë nga debati në komision:

Boçi: Ju thatë që hoqët kodrën e fushës së plehrave në Elbasan, ja ku është rezultati i 22 milionë eurove, ja ku është kodra, ja ku është, kjo kodra këtu është buzë Shkumbinit, ja ku është rezultati i 22 milionë eurove, thjesht e keni hequr nga sytë e njerëzve sepse fusha ja ku është, është këtu, ja dhe kodra e plehrave që lidhet me atë që ju e quani landfill, se ju e quani landfill dhe thoni ka jetën e shkurtër, kjo është për t’ia bërë muuu.

Rama: Muuu bën lopa.

Boçi: Sot janë edhe punëtorët në protestë sepse nuk marrin as lekët për të ushqyer familjet sepse inceneratori nuk punon. 

Rama: Mirë do t’i ishte të evitojmë këto përballje me foto.

Boçi: I kam dhe me foto e video të gjitha, madje propozoj të shkojmë dhe bashkë.

Rama: Jam gati, të mbarojmë njëherë këtë shpimin e ballonit 430 milionë euro. Me foto jepet informacion sepse përmenda djalin e ish-kryeministri dhe bashkë me të ishte edhe një ish-ministër i juaji i brendshëm.

Boçi: Janë foto parash këto.

Rama: Foto duke ngrënë e duke pirë me një nga grupet e kokainës e Evropë, ju çmendet dynjanë për dy lloqe Kavaje në telefon. Përsa i përket çështjes punon s’punon dhe ndërkohë zonja Tabaku të lutem, përsa i përket punon s’punon, bëni sikur s’kuptoni apo çfarë? Në këtë moment për faj të çfarë ka ndodhur, prokuroria ka dhënë masën e sekuestros, për çështje javësh impianti do t’i kalonte bashkisë, ai investim është pronë e bashkisë, qytetarët e Elbasanit nuk kanë paguar një kokërr leku, është aset publik. Prit, mos më ndërprit, sot është në krizë sepse është sekuestruar, është larguar një tjetër menaxhim, është një fazë tranzicioni. Një gjë është e sigurt, Bashkia e Elbasanit dot është më e pasur sepse ka një aset të investuar, është pronë, s’e kanë marrë me vete. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat