Mori Bashkinë e Vorës, flet pas fitores Blerim Shera. Tregon prioritete: Fokusi im...

Shqipëria

Mori Bashkinë e Vorës, flet pas fitores Blerim Shera. Tregon prioritete: Fokusi im...

Më: 6 mars 2022 Në ora: 22:49
Blerim Shera

Kryetari i Bashkisë Vorës, Blerim Shera, i dalë nga zgjedhjet e zhvilluar ditën e sotme më 6 mars, për mikrofonin e Ora News, është shprehur se qytetarët e kanë pritur kandidimin e tij, ndërsa i ka falenderuar për votat i kanë dhënë.

Ndër të tjera ai tha se fokusi kryesor i tij është  procesi i rindërtimit, pasi Vora ka qenë një nga Bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Blerim Shera: Falenderoj të gjithë qytetarët që besuan te unë që të jem përfaqësues i tyre. Qytetarët e kanë mirëpritur  kandidimin tim.

Do fokusohemi te puna e lënë për gjysmë. Prioriteti i parë është procesi i rindërtimit. Bashkia e Vorës është një nga bashkitë më të goditura nga tërmeti. Në këtë garë fitoi qytetaria. Në të gjithë qendrat procesi ka qenë i qetë dhe i rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat