“Shqipëria ka 2 zgjidhje”, “O legen”/ Protestuesit nuk përmbahen ndaj Ramës

Shqipëria

“Shqipëria ka 2 zgjidhje”, “O legen”/ Protestuesit nuk përmbahen ndaj Ramës

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:26
Pamje nga protesta

(E plotësuar 14:00) -Protestuesit bllokojnë kryqëzimin te Myslym Shyri, rrethohen nga policët

Një numër protestuesish janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Të pozicionuar në kryqëzim, kanë bllokuar qarkullimin e makinave.

Siç shihet nga pamjet ka forca të shumta policie që shkojnë pranë tyre.

Të rinjtë po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe rritjes së çmimit të naftës.

“Me Rolex në protestë/ Protestuesi thyen orën false live dhe iu drejtohet deputetëve: Po ju i thyeni dot orët tuaja?

Qytetarët kanë protestuar edhe sot para Qeverisë për rritjen e çmimeve.

Njëri nga protestuesit i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Ai ka thënë se po protestohet me X5 dhe iPhone dhe orë Rolex.

Një prej protestuesve e ka thyer në mënyrë demonstrative orën e tij false, Rolex, duke iu kërkuar deputetëve nëse mund t’i thyejnë dhe ata orët e tyre për ta.

Protesta për çmimet, nënë Liza: Rusia po sulmon Ukrainën, por ne na ra shteti jonë

Protestës i është bashkuar edhe nënë Liza pjesë e cila bërë thirrje kundër rritjes së çmimeve.

Përpara kryeministrisë ajo deklaroi se pensioni që marrin nuk mjafton as për t’u ushqyer.

“Pensionet nuk dalin për bukë. Kryeministri që është burrë t’i dalë përpara këtij populli dhe t’i japin përgjigje këtij populli.

Ukraina është në Shqipëri, Rusia po i bien Ukrainës, por ne na ra shteti jonë, na ra në shtëpinë tonë…Shtëpitë tona janë shkatërruar, Ukraina është në Shqipëri.”, tha ajo.

‘Boll na vodhët’/ Dita e 5 e protestës, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve

Marshimi i qytetarëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë nuk ka të ndalur.

Qytetarët janë mbledhur sërish duke shënuar kështu ditën e pestë të protestës.

Image
Pamje nga protesta

Me banderolën e madhe "Boll na vodhët" qytetarët po shkojnë drejt kryeministrisë.

Ndërkohë në një deklaratë më herët, kryeministri Edi Rama i quajti protestat "turp i dheut" pasi sipas tij, dalin të protestojnë ata që duan të mbushin me karburant BMW X5-at e tyre.

“O legen”/ Vajza e vogël nuk përmbahet ndaj Ramës: Kam ditëlindjen sot, por do protestoj

Teksa qytetarët u mblodhën sërish përballë kryeministrisë për të protestuar në ditën e 5, përballë rritjes së çmimeve, mikrofonin e mori edhe një vajzë e vogël.

Ajo foli shumë e revoltuar për rritjen e çmimeve dhe tha se kishte ardhur në protestë pavarësisht se kishte ditëlindjen.

Image
Vajza e vogël

“Ne s’i përballojmë dot rritjen e çmime, ulni çmimet dhe na rrisni rrogat, sot kasha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve se askush nga ne nuk i përballon dot rritjen e çmimeve.

Lëviz nga ky vend që ke, se nuk je i denjë për këtë vend. Ti vetëm korrupsion bën o legen, Ram ik, liro vendin,” tha ajo.

Dita e pestë e protestave në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve

Ka filluar dita e pestë e protestës në Shqipëri, kundër rritjes së çmimeve.

Për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan ditën e djeshme për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore.

Ata u mblodhën në orën 11 në Sheshin Skënderbej në Shqipëri për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.

Ndryshe nga tre protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje shumë më e madhe. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve

Nuk munguan edhe fëmijët, disa prej tyre mbanin në dorë pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të plotësojë kërkesat, në të kundërt protesta nuk do të ndalet.

Edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës, gjatë protestës nuk pati asnjë incident.

Në gatishmëri qëndronin, forcat e posaçme shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë që ishin të pajisur edhe me kundragaz, bashkë më autobotët me ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Pedagogu i njohur del me thirrjen e fortë

Ka nisur protesta e pestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe të produkteve bazë të shportës. Pedagogu Ervin Goci deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor luftën në Ukrainë për propagandë.

Pedagogu Ervin Goci në mbështetje të protestuesve u shpreh se sot në Shqipëri ke dy zgjidhje: "Ose do protestosh, ose do ngordhësh."

Image
Ervin Goci

“Ftesa e kryeministrit ishte ngordhni. Pse duhet të ngordhini? Se unë kam shpallur luftë. Lufta bëhet në Ukrainë dhe unë kam shpallur luftë këtu. Pse? Sepse unë dua.

Ka një javë që hedh foto nga Ukraina për të justifikuar çdo vendimmarrje të qelbur që merr. Një tallje kolosale me interesin dhe vullnetin e njerëzve. Kjo është totalisht e pafalshme sepse emergjenca jonë është të zgjidhet çështja e çmimeve.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat