Deputetja e PD sjell 4 propozime: Të takohet i gjithë grupi demokrat pa përjashtim, të flasim dhe të shihemi sy më sy

Shqipëria

Deputetja e PD sjell 4 propozime: Të takohet i gjithë grupi demokrat pa përjashtim, të flasim dhe të shihemi sy më sy

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:50
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një propozim që sipas saj do t’i shërbente bashkimit të demokratëve. Me anë të një postimi në rrjetet  sociale, Zhupa bën një analizë, ndërsa rendit edhe 4 propozimet.

Sipas saj, gjëja e parë që duhet bërë është që të zhvillohet një mbledhje e përbashkët e 52 deputetëve të PD, të cilët kanë dalë nga zgjedhjet e fundit. Pa përjashtim, thotë Zhupa, duke lënë të kuptohet se në këtë takim të jenë edhe Basha me Berishën.

Sipas saj, mbledhja e parë duhet të ketë vetëm një pikë në rendin e ditës, situatën brenda në PD. Po ashtu, Zhupa thotë se mbledhja duhet të moderohet nga deputetja më e re, që në këtë rast është Andia Ulliri.

KATER PROPOZIMET E INA ZHUPES

1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar për ti përfaqësuare, pa asnjë përjashtim!

2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetëm me nje pike te rendit ditës: Situata ne PD! Te dëgjojmë njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nëpërmjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i përditshëm i publikut qe e ndjek si telenovele!

3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambientet e kryesisë së kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne është e mbledhur me raste te caktuara.

4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket një moment, asgjë e keqe nuk do vij.

Reagimi i plote

Partia Demokratike eshte parti e shqiptareve!

Më 25 prill 2021 kemi marr 622187 vota te vlefshme te shqiptareve, duke nxjerr nga lista jone 59 deputet nga te cilet 7 nga partia aleate ne listen e PD dhe 52 deputet nga Partia Demokratike.

Fatkeqesia eshte qe ne asnje votim ne parlamentin shqiptar nuk kemi arritur dot te marrim 59 vota kunder apo pro nje ceshtje te mbrojtur nga opozita dhe kur parimisht mund te kemi qene dakort te gjithe por jemi ndare te forma apo subjekti propozues!

Ngjarjet ne Partine Demokratike jane te njohura per publikun, si deputete e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tane qe te permbush angazhimin e marr per te perfaqesuar interesat e tyre ne parlament. Si anetare e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkeudhetareve te partise te arrijme bashkimin qe na con ne forcimin tone, ne perfaqesim me dinjitet te tyre, ne fitimin e bashkive ne 2023 dhe ne objektivin kryesor rrezimin sa me shpejt te Edi Rames.

Per kete arsye kam vendosur te bej publik nje propozim personal pa asnje tager perfaqesimi masiv, qe sigurisht nuk eshte zgjidhja perfundimtare se ajo do vullnet dhe pune nga te gjithe ne, por eshte nje rruge per te nisur zgjidhjen.

Propozoj:

1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar per ti perfaqesuar, pa asnje perjashtim!

2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetem me nje pike te rendit dites: Situata ne PD! Te degjojme njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nepermjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i perditshem i publikut qe e ndjek si telenovele!

3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambjetet e kryesise se kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne eshte e mbledhur me raste te caktuara.

4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket nje moment, asgje e keqe nuk do vij.

Sigurisht nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht por mendoj se eshte detyrim ndaj 622187 shqiptareve dhe nje hap i pare.

Te bisedosh jo gjithmone arrin te biesh dakord me çdo gje por te pakten ke tentuar dicka me qytetari dhe me vullnet te mire. Demokratet jane shquar per mbrojtjen e fjales se lire!

Ftoj cdo koleg deputet qe ketij propozimi ti pergjigjet pa tagra te tjere perfaqesuese por ne tager personal dhe politik si deputet i PD per te miren e PD!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat