Zjarr në Patos, mendohet i qëllimshëm

Shqipëria

Zjarr në Patos, mendohet i qëllimshëm

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:46
Zjarr në Patos

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme, 29 mars  në qytetin e Patosit. 

Mësohet se zjarri fillimisht ka përfshirë mbeturina e disa kallama, ndërsa re të mëdha tymi kanë përfshirë të gjithë zonën dhe banesat aty pranë. 

Kanë qenë pikërisht banorët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë marrë nën kontroll situatën, pa rrezikuar përhapjen e tyre. 

Mendohet që zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe është vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, ndërsa i dalë jashtë kontrollit ai ka rrezikuar edhe banesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat