“Vendimi i Bashës përçau PD-në”/ Noka reagon ashpër ndaj Bardhit dhe Alibeajt

Shqipëria

“Vendimi i Bashës përçau PD-në”/ Noka reagon ashpër ndaj Bardhit dhe Alibeajt

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:27
Lulzim Basha

Deputeti Flamur Noka ka folur me tone të ashpra ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike. I ftuar në “Frontline”, Noka u shpreh se Alibeaj dhe Bardhi i kanë bërë shantazh gjyqtarit për çështjen e Kuvenit të PD  duke thënë se asnjë zyrtar i drejtësëisë nuk mund të legjitimonte atë çfarë ndodhi me 18 dhjetor.

Noka më tej u shpreh se ishte vendimi i Lulzim Bashës për përjashtim in e Berishës që çoi në përçarjen e PD.

Situata në PD

Ajo që na bashkon ne demokratëve është më e madhe se ajo që na ndan. Që nga shtatori pjesa që sot përfaqëson PD-ne dhe ishte e larguar i ka mpëshuar shumë çështjes së bashkimit. Kush i shërbeu përçarjes?

Ishte vendimi i Lulzim Bashës. Unë ia kam thënë që gjithçka i shërbente Edi Ramës. Koha vërtetoi se e drejta jonë qëndronte. Me 11 dhjetor në jë dimër të acartë demokratët u mblodhën në një stadium dhe morën vendime. Shkarkimet, ngritja e një Komisioni që do të merrte kompetencat e drejtuesve dhe ndryshimet e Statutit. Ndej dhimbje për deklaratat e kolegëve të mi. Ai kuvend ishte më i mirëorganizuar, më i dokumentuar. Nuk kishte gjykatës në botë që të legjitimonte Kuvendin e 18 dhjetorit ku kishte 500 të vdekur në lista, kishte minorenë, kishte edhe emra të rremë. Ajo që Bardhi dhe Alibeaj bënë ishte shantazh i drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat