Ulet çmimi i naftës, ndryshim me 1 lekë benzina dhe gazi

Shqipëria

Ulet çmimi i naftës, ndryshim me 1 lekë benzina dhe gazi

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Ndonëse Bordi i Transparencës nuk ka dalë me njoftim zyrtar, në pikat e karburantit është reflektuar ndryshimi i çmimeve.

Vihet re se ka ulje të çmimit të naftës me 6 lekë ndërsa benzina dhe gazi është ulur me 1 lekë.

Pritet që Bordi i Transparencës të dalë me njoftim pasi ka përfunduar afati që kishte vendosur për datat 29-31 mars, kur nafta u shit për 237 lekë litri. Edhe benzina u ul dhe shitej për 218 lekë litri.

E kundërta ndodhi me gazin që u shtrenjtua më tej në nivele rekord 116 lekë litri, duke u rritur me 6 lekë brenda 4 ditëve, ndërsa tashmë duket se është ulur sërish.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat