"I ka ardhur mosha të vishet më seriozisht", Shehi kritikon Ramën: Do të bjerë në sy

Shqipëria

"I ka ardhur mosha të vishet më seriozisht", Shehi kritikon Ramën: Do të bjerë në sy

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:34
Edi Rama

Deputeti Dashamir Shehi në një intervistë ndryshe nga sa e kemi parë në skenën politike i ka dhënë një këshillë kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ai mendon se ka ardhur koha dhe mosha që kryeministri të vishet më seriozisht.

"Atletet e famshme të vetat. Edhe ky do t'i kujtojë diçka njerëzve. Atletet kanë lidhje me sportin, që ky ka qenë sportist. E dyta dhe kjo është një mënyrë për të rënë në sy. Unë do thosha që do bënte mirë të rrinte me këpucë sepse nuk ka nevojë për të rënë në sy.

Ai bie në sy se është mjaft i gjatë, nuk ka nevojë të sajohet me këto punë. Unë gjykoj që ky njeri ka shumë vite nëpër zyrat e  shtetit dhe ka ardhur dita e mosha që të vishet pak më seriozisht. Ky kështu është veshur edhe 30 vjet më parë, kur ka filluar këtë punë 20 vjet, në bashkinë e Tiranës", tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat