Shembje dhe bllokim rrugësh, orteku bllokon 15 turistë në Theth. Rrëshqitje dheu te rruga e Arbrit

Shqipëria

Shembje dhe bllokim rrugësh, orteku bllokon 15 turistë në Theth. Rrëshqitje dheu te rruga e Arbrit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë qarkun e shkodrws por problemet më të mëdha janë evidentuar në Theth, aty ku 15 turistë kanë mbetur të bllokuar, në pamundësi për tu kthyer.

Shkak është bërë rënia e orteqeve në zonën e Qafës së Thorës ku  dëbora që shkon deri në disa metra  ka bllokuar rrugën. Disa borëpastruese dhe banorët gjatë gjithë ditës kanë punuar për hapjen e aksit rrugor. Ndërsa në Malësinë e Madhe dëbora ka përfshire zonën e Kelmendit ku në Lëpushe dhe Vermosh shkon deri në 50 cm. Banorët atje ankohen për shkëputje të shpeshta të energjisë elektrike.

Reshjet intensive të dy ditëve të fundit sollën problematika dhe në Rrugën e Arbrit, në bypasin e Qafës së Murrizit, ku rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, ndërkohë po punohet nga ana e firmës kontraktore për zhbllokimin e rrugës.

Në juglindje, Korça është mbuluar nga bora, ndërsa në Dardhë trashësia e saj ka shkuar deri në 20 cm. Në zonat e tjera malore të qarkut trashësia shkon  nga 5 -15 cm, ndërsa temperaturat kanë zbritur në -3 gradë. Si pasojë e motit të keq nuk kanë munguar as ndërprerjet e energjisë elektrike.

Edhe nw Elbasan akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, edhe pse në disa segmente si Elbasan- Qafë Thanë, Librazhd-Sterbleve, Gramsh-Moglice ka pasur prani inertesh por në sasi të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat