Pandeli Majko drejt Parlamentit/ Pranon vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako, dorëzon në KQZ formularin e vetëdeklarimit

Shqipëria

Pandeli Majko drejt Parlamentit/ Pranon vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako, dorëzon në KQZ formularin e vetëdeklarimit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 11:14
Pandeli Majko

Pandeli Majko do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Alqi Bllako në kuvendin e Shqipërisë, pasi ish-deputeti u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Fierit.

Në 31 mars, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, për t’i hapur rrugë hetimeve nga SPAK. Në këtë mënyrë iu hap rruga dhe Pandeli Majko, i cili në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Këtë të hënë, Majko ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Majko ishte i 19-ti në listën e Tiranës, i bindur, siç shprehej ai në fushatën elektorale të një viti më parë se Partia Socialiste do t’i fitonte 19 mandate në kryeqytet. PS mori 18 të tilla, duke e lënë socialistin jashtë parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat