Asnjë gjurmë nga 10-vjeçari i mbytur në lumin Fan, polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit

Shqipëria

Asnjë gjurmë nga 10-vjeçari i mbytur në lumin Fan, polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 08:16
Ilustrim

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt në lumin Fan, në fshatin Shtrungaj të Mirditës.

Mësohet se kërkimet po bëhen nga polumbarët e forcave RENEA të mbështetur nga policia e Mirditës dhe shërbimi zjarrfikës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se që nga dita e djeshme nuk është arritur në bihet në gjurmën e minorenit i cili u përpi nga rrjedha e ujit.

10-vjeçari ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë.

Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, 5 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat