I mituri u fut në lumë për të kapur topin, e mori rrjedha/ Polumbarët rinisin kërkimet, asnjë shenjë deri tani

Shqipëria

I mituri u fut në lumë për të kapur topin, e mori rrjedha/ Polumbarët rinisin kërkimet, asnjë shenjë deri tani

Më: 6 prill 2022 Në ora: 08:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Polumbarët kanë rinisur kërkimet këtë mëngjes rreth orës gjashtë për gjetjen e të miturit, i cili një natë më parë u fut në lumin Fan për të kapur topin dhe e mori rrjedha.

Deri më tani ende nuk ka asnjë shenjë nga 10-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Fan në Mirditë.

I mituri ka qenë duke luajtur me top me moshatarët e tij. Burime për Top Channel bëjnë me dije se topi i ka rënë në ujë dhe fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë sa e tërhoqi me vete.

Që prej momentit që është vënë re mungesa e të miturit, prindërit kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë, kërkimet u ndërprenë mbrëmë për shkak të errësirës, ndërsa në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas për gjetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat