Qori: Shumica e të rinjve që në parti politike futen kryesisht për interesa të ngushta përfituese

Shqipëria

Qori: Shumica e të rinjve që në parti politike futen kryesisht për interesa të ngushta përfituese

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:22
Qori

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu dhe aktivist Arlind Qori u shpreh se Politika në këto 30 vite nuk është parë si virtyt qytetar apo në raport me interesat partikulare të grupeve të interesit, por është parë në raport me interesat individualë.

Ai tha se të rinjtë që angazhohen në partitë politike e kryejnë për interesa personale ose ekonomike, ose si shkallare për një vend të mirë pune.

Qori: Politika në këto 30 vite nuk është parë si virtyt qytetar apo në raport me interesat partikulare të grupeve të interesit, por është parë në raport me interesat individualë. Nga ana tjetër kemi të rinjtë që janë pjesa më vitale e shoqërisë.

Të rinjtë që angazhohen në partitë politike e kryejnë për interesa personale ose ekonomike, ose si shkallare për një vend të mirë pune. Shumica e të rinjve që futen në parti politike futen kryesisht për interesa të ngushtë përfituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat