Zbulohen prapaskenat e takimit Rama - Scholz në Berlin

Shqipëria

Zbulohen prapaskenat e takimit Rama - Scholz në Berlin

Më: 11 prill 2022 Në ora: 22:59
Scholz dhe Rama

Në një konferencë shtypi, pas takimit të parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Scholz tha se Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria rol konstruktiv në politikën e jashtme

Kancelari gjerman më tej falënderoi Shqipërinë për rolin konstruktiv që luan në organizatat ndërkombëtare, “si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, si aleate në kuadër të NATO-s, si anëtare e OSBE-së dhe në shumë forume të tjera ndërkombëtare".

Gjithashtu kancelari socialdemokrat gjerman vuri në dukje se Shqipëria ka një politikë të jashtme në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së, duke kujtuar, se Shqipëria ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe “njësoj si ne, ajo dënon në mënyrë të qartë dhe të dallueshme krimet e kryera ndaj popullatës civile". Scholz përgëzoi Shqipërinë për hapat e mëdha në sundimin e shtetit ligjor dhe fusha të tjera.

Impulse të reja në Procesin e Berlinit

Kancelari gjerman u shpreh për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Politikani gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal: Ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, ai u shpreh për ngritjen e Tregut të Përbashkët Rajonal. Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, premtoi se Shqipëria do të vazhdojë me reformat, edhe nëse negociatat, nuk do të çelen. “Këtë nuk ia detyrojmë as Parisit, as Brukselit, por vetëm fëmijëve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat