Rama emëron Endrit Hoxhën si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

Shqipëria

Rama emëron Endrit Hoxhën si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në detyrë të Endrit Hoxha si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Vendimi është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave dhe është publikuar në faqen e kryeministrisë.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat