"E premte e zezë", 2 të vdekur në Durrës e Tiranë nga aksidentet në punë

Shqipëria

"E premte e zezë", 2 të vdekur në Durrës e Tiranë nga aksidentet në punë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar në Tiranë dhe një 19-vjeçar në Durrës kanë humbur jetën pasi  gjatë ushtrimit të punës së tyre janë aksidentuar. 57-vjeçari u rrëzua teksa po punonte sipër një skele në një subjekt ndërtimi,  ndërsa i riu u tërhoq nga vinçi në portin e Durrësit.

Kjo e premte ka shënuar 2 viktima në punë.

Ngjarjet u regjistruan në Tiranë dhe Durrës. Një 19-vjeçar i cili po punonte në portin e Durrësit humbi jetën pasi vinçi i cili tërheq kontejnerët e ka përplasur duke i shkaktuar fraktura të shumta.

I riu humbi jetën teksa ambulanca po e transportonte në spital. Polica ka kryer disa shoqërime e ndërsa po shikohen edhe kamerat e sigurisë për të parë nëse 19-vjeçari ishte i pajisur më veshje pune.

Ndërkohë një 57-vjeçar i cili po punonte në një ndërtesë 2-katëshë në Kashar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.

Policia ka shoqëruar disa punëtorë ndërsa është marrë dëshmia e  pronarit të ndërtesës. Pak ditë më parë një 55 vjeçar u lëndua pasi soleta e objektit ku po punonte u shemb duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat