Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetarë dege të PD

Shqipëria

Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetarë dege të PD

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:49
Ilustrim

Në kuadër të riorganizimit të PD-së këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e degës në disa qytete.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e diel, dt 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Mësohet se në këto degë procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

Patos

Gjirokastër

Përmet

Këlcyrë

Memaliaj

Tepelenë

Pogradec

Kukës

Has

Tirana 3

Tirana 9

Tirana 13

Kamëz

Kavajë

Vlorë

Delvinë

Sarandë

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.  Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat