Rithemelimi Kuvend më 30 Prill, Kaso: Zgjedhim Këshillin Kombëtar, nuk ka datë për procesin për zgjedhjen e kryetarit

Shqipëria

Rithemelimi Kuvend më 30 Prill, Kaso: Zgjedhim Këshillin Kombëtar, nuk ka datë për procesin për zgjedhjen e kryetarit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:26
Ivi Kaso

Ivi Kaso anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat është shprehur se më 30 prill, ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, do të zgjidhet Këshilli Kombëtar.

Ai tha se nuk ka datë se kur do të nis procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.

Ivi Kaso: Kanë  nënvizuar nevojën që disa të drejta të fituara dhe parashikimet statutore që ekzistonin në statutet e mëparshme, por edhe propozimet tjera të standardit të vendosura prej vitesh, të riktheheshin ashtu siç ishin. Pra të kishte një vendimarrje të tillë në këtë drejtim të vendit.

Janë propozime që do i nënshtrohen votës dhe kontrollit të delegatëve. Në këtë proces të gjithë  pjesëtarët në garë kanë pasur akses mbi të gjitha listat. Mund të ketë pasur pretendime sporadike mbi procesin e përditësimit të listave, proces i cili Komision i i Rithemelimit dhe i Riorganizimit nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë  shumë pak përpara garës . Por nuk mund të gjeni asnjë pretendim të vetëm që nuk janë  vënë në dispozicion listat ashtu sikundër konkurrentëve të tjerë përpara garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat