Kalaja: Agjërimi Natën e Kadrit është i veçantë, është zemra e Ramazanit, e barabartë me 1000 muaj

Shqipëria

Kalaja: Agjërimi Natën e Kadrit është i veçantë, është zemra e Ramazanit, e barabartë me 1000 muaj

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:37
Kalaja

Në emisionin “Kjo është Koha” në RTv Ora, hoxhë Ahmed Kalaja u shpreh se agjërimi Natën e Kadrit është i veçantë.

Kalaja shtoi se Kjo është një natë me vlerë shumë të madhe pasi është nata kur ka zbritur Kur’ani dhe ka një vlerë të madhe për Zotin.

Kalaja: Agjërimi Natën e Kadrit është i veçantë, agjërimi në vetvete është i veçantë, por këtë natë ka vlerat e veta dhe është zemra e Ramazanit. Është quajtur e Kadrit sepse ka një vlerë te zoti në gjuhën arabe. Kjo është një natë me vlerë shumë të madhe pasi është nata kur ka zbritur Kur’ani.

Këtë natë fillon edhe një qytetërim i tërë, që është islami dhe efektet e tij në botën moderne dhe në shkenca mbi të cilat është ngritur modernizmi janë baza. Kjo natë ka vlerë edhe për shkak se shpërblimi i veprave të mira nuk ka të njëjtën vlerë si netët e tjera. Çdo gjë që bëhet këtë natë, është më e mirë se sa 1000 muaj pa pushim. Kjo është edhe nata e fatit vjetor të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat