Aktivistët në tryezë diskutimi për Menaxhimin e Parkut Kombëtar. "Të mbrojmë shpirtin e kombit tonë Butrintit"

Shqipëria

Aktivistët në tryezë diskutimi për Menaxhimin e Parkut Kombëtar. "Të mbrojmë shpirtin e kombit tonë Butrintit"

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:51
Aulon Kalaja

Aktivistët janë mbledhur në një tryezë diskutimi për Menaxhimin e Parkut Kombëtar.

Ditën e sotme ata bënë me dije se do të ndjekin dy rrugë. Ruga e sensibilizimit dhe rruga gjyqësore për mbrojtjen e Butrintit.

Aktivisti Aulon Kalaja tha se çështja e Butrintit është një çështje që ka të bëjë me shpirtin e të qenit shqiptarë. Ai tah se do ta shtrijnë lëvizjen në të gjithë Shqipërinë.

Aulon Kalaja: "Të hënën që lam pas Butrinti u dha me koncension. Arkeologët shqiptarë nuk janë pyetur. Janë pyetur dy njerëz në Butrint njëra është pastruesja e Butrintit e cila është shkruajtur në letër që është arkeologe dhe një tjetër, roje. Kjo është një çështje që ka të bëjë me shpirtin e të qenit shqiptarë dhe kjo është më e rëndësishme sesa stomaku plotë. Butrintin duhet ta mbrojnë qytetarët ne duhet të bëjmë një aleancë qytetare që të qëndrojmë të gjithë bashkë për Butrintin.  Nëse bie Butrinti bie Antigoneja, Dyrrahu, Shkodra dhe të gjitha qytetërimet e tjera të kombit shqiptar. Kemi ndërmend që të gjithë këtë lëvizje ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë për të sensibilizuar të gjithë qytetarët në të gjithë Shqipërinë."  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat