Shëngjini "pushtohet" nga mijëra të rinj, UNUM bën bashkë turistë nga e gjithë bota

Shqipëria

Shëngjini "pushtohet" nga mijëra të rinj, UNUM bën bashkë turistë nga e gjithë bota

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 21:48
Shëngjini

Në Shëngjin po mbahet festivali i muzikës elektronike. Mijëra të rinj nga e gjithë bota po shijojnë atje muzikën dhe festën që vazhdon përgjatë 24 orëve pa ndërprerje, ndërsa 75 muzikantë nga Evropa kujdesen gjatë gjithë kohës që atmosfera të mos ndalet.

Këto janë pamjet e Shëngjinit këtë fillim qershori.

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike, ka tërhequr vëmendjen e mijëra të ringjeve nga e gjithë bota.

Muzikë, promovim dhe kujdes për mjedisin, Kjo motoja e edicionit të tretë të këtij eventi që po mbahen në Shëngjin.

75 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e ranës së hedhun.

Ky festival ka bashkuar në këtë zonë turistike mijëra të rinj nga e gjithë botë, të cilët vlerësojnë në maksimum këtë festë dhe bukuritë e Shëngjinit dhe Shqipërisë në tërësi.

Festivali ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM, ka startuar të enjten e do të vijojë deri me 6 qershor.

Kjo është hera e tretë që një event i tillë organizohet në Shëngjin dhe numri i pjesëmarrësve është më shumë se 15 mijë persona, duke i dhënë gjallëri kësaj zone turistike në këtë fillim sezoni turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat