“Do hyjmë në bankë, por s’do përdorim armët”, rrëfehen grabitësit e Koplikut: Ja ku i shpenzuan paratë e grabitura

Shqipëria

“Do hyjmë në bankë, por s’do përdorim armët”, rrëfehen grabitësit e Koplikut: Ja ku i shpenzuan paratë e grabitura

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:32
Fot nga gabitja në Shqipëri

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Gjykata ka lënë në burg shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba.

Gjatë seancës gjyqësore, këta dy të fundit kanë mohuar akuzat teksa janë përplasur në distancë me shokun e tyre Bekim Gurra duke i kërkuar llogari se pse ka përmendur emrat e tyre pasi nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë vetë Gurra i dyshuar si ideatori i grabitjes, nuk ka preferuar të flasë në gjyq, por më herët përpara organit të akuzës ka rrëfyer ngjarjen duke treguar se gjithçka e ka bërë për të ndihmuar familjen e tij.

“Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune është babai dhe jemi një familje ne vështirësi të mëdha ekonomike. Duke qenë në këto kushte me lindi si ide të grabisja filialinin e Bankës. Këtë gjë e diskutova me shtetasit Admir Shabaj dhe Armir Shabaj të cilët më mbështetën dhe gjetën edhe një shokun e tyre.”

Më tej ai tregon se ka vjedhur një makinë pa targa në fshatin Kosan dhe më 5 Maj kanë bërë disa xhiro përpara bankës.

“Ditën e vjedhjes u thashë djemve se ne do futeshim në bankë, por në asnjë moment nuk do të përdornim armën e zjarrit dhe nëse vinte policia do të dorëzoheshim. Jemi futur në bankë nën kercenimin e armëve dhe Armiri ka shkuar menjëherë në drejtim të arkës dhe ka marrë vlerat monetare dhe i ka futur në çantë.

Sqaroj se gjatë gjithë ngjarjes, Admiri ka qëndruar në makinë në rolin e shoferit. Pas vjedhjes jemi larguar me shpejtësi ku tek rotondoja e Bajzës nga shpejtësia na është çarë goma e makinës dhe i kemi vendosur me pas flakën. Aty kemi vjedhur një makinë tjetër dhe më pas jemi larguar me shpejtësi të katërt drejt fshatit Kosan dhe pastaj në Shegan. Jemi shpërndarë në drejtime të ndryshme pastaj unë kam hedhur armët ne Shegan ne vendin e quajtur Hurdllana. Kam ikur në shtëpi kam bërë dush dhe kam dalë nëpër lagje.

Pas dy orësh jemi takuar me Admirin, Armirin dhe personin tjetër ku kemi numëruar lekët. Pasi kemi ndarë vlerën monetare, unë kam marrë rreth 8 mijë euro dhe jam larguar. Lekët i kam shpenzuar duke blerë rroba si dhe dukë dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. Kam marrë një makinë me qira, 500 mijë lekë ua kam dhënë prindërve. Disa net kam qenë në Tiranë në lokale nate” ka deklaruar përpara prokurorit Bekim Gurra. Të rinjtë akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat