E rëndë/ Bie nga kati i pestë i banesës një fëmijë 2 vjeç, ndërron jetë

Shqipëria

E rëndë/ Bie nga kati i pestë i banesës një fëmijë 2 vjeç, ndërron jetë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet, ku një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga lartësia.

Policia bën me dije se si pasojë e lëndimeve të marra, fëmija fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat