Rrëfimi i të arrestuarit: E morëm Martinin në makinë dhe e mbytëm në rezervuar!

Shqipëria

Rrëfimi i të arrestuarit: E morëm Martinin në makinë dhe e mbytëm në rezervuar!

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo ka treguar se klienti i tij është rrëfyer para prokurorëve dhe ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Ai ka thënë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.

Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë. Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.

Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn, dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat