Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës

Shqipëria

Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një pako e dyshimtë ka vënë në alarm policinë e Shkodrës.

Pakoja është gjetur në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi”  dhe nuk dihet ende çfarë materiali mund të ketë brenda.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat