Hidhet nga ballkoni maternitetit/ Sarandë, mjekët e penguan 35-vjeçaren të dilte në rrugë

Shqipëria

Hidhet nga ballkoni maternitetit/ Sarandë, mjekët e penguan 35-vjeçaren të dilte në rrugë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Të shtunën në mbrëmje një grua bashkë me foshnjën e porsalindur ra nga kati i dytë i maternitetit të Sarandës, teksa tentonte të largohej nga materniteti pa miratimin e mjekëve.

Mandolina Jashari dhe foshnja menjëherë u transportuan në urgjencën e spitalit ku edhe morën ndihmën e parë.

Mjeku  shpjegon se vetëm nëna është dëmtuar, ndërsa foshnja nuk ka asnjë lëndim, pasi e ka mbrojtur e ëma gjatë rënies.

Gruaja është nënë e 6 fëmijëve dhe mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo donte të largohej nga spitali por mjekët nuk e lejonin pasi nuk ka një banesë, ku mund të strehojë foshnjën.

Drejtuesit e spitalit i dërguan një kërkesë zyrës sociale të bashkisë Sarandë, ku i kërkojnë që gruas bashkë me foshnjën ti sigurohet strehim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat