Grida Duma tregon momentin kur kuptoi se duhej t'i futej politikës: Ndodhi kur...

Shqipëria

Grida Duma tregon momentin kur kuptoi se duhej t'i futej politikës: Ndodhi kur...

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 17:20
Grida Duma

Deputetja e djathtë  Grida Duma, ka treguar pasditen e sotme në “E diell” në ekranin e “Top Channel”, se cili ka qenë momenti kur ka kuptuar se duhej të bëhej pjesë e politikës.

Ajo tregoi se në atë moment ishte në një studio televizive, e ftuar si analiste përballë tre politikanëve të rinj. Në një moment diskutimi mes tyre, Duma tha se kuptoi që duhet të bëhej pjesë e politikës.

“Unë e kam zbuluar duke qenë në studio televizive.

U gjeta në një panel me dy tre politikanë të rinj të së majtës. Unë kam mbaruar filozofi dhe një nga avantazhet e mia është aftësia e debatimit, që fatmirësisht është në fakultetet tona. Atëherë e pashë veten që duhet të shkoja aty.”- tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat