PD-ja njofton policinë për protestën: Nisim para selisë blu e përfundojmë në kryeministri

Shqipëria

PD-ja njofton policinë për protestën: Nisim para selisë blu e përfundojmë në kryeministri

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:31
Selia e PD

Partia Demokratike ka njoftuar, me shkresë, policinë e Tiranës për protestën që do të mbahet nesër në kryeqytet.

Sipas PD-së, marshimi nis nga selia blu në orën 19:00 dhe përfundon para kryeministrisë në orën 21.00.

Sali Berisha njoftoi për protestën e shtatë korrikut disa javë më parë, si një reagim kundër qeverisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve dhe karburanteve.

Në kohën kur Parti Demokratike vijon të jetë e përçarë, kjo protestë është dhe një sfidë individuale për vetë Berishën, që kërkon të konfirmojë pozicionin e tij në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat