Humb në Karaburun turisti nga Gjermania, doli shëtitje me qenin!

Shqipëria

Humb në Karaburun turisti nga Gjermania, doli shëtitje me qenin!

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Një shtetas gjerman rreth 73 vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit.

Sipas informacioneve, 73 -vjeçari është nisur sot rreth orëve të para të ditës nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer.

Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit, i cili ka njoftuar postën e policisë.

Ndërkohë, 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73 vjeçari nga Gjermania.

Në rrjetet sociale, ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat