​Humb turisti gjerman në Karaburun, policia në kërkim të tij

Shqipëria

​Humb turisti gjerman në Karaburun, policia në kërkim të tij

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një turist gjerman, rreth 73-vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit.

Rreth orëve të para të së shtunës së bashku me qenin e tij ai është nisur nga Orikumi në drejtim të Karaburunit, ku dhe ka humbur.

Ka qenë një qytetar shqiptar, i cili ka sinjalizuar policinë për humbjen e turistit nga Gjermania.

Në kërkim 73-vjeçarit, janë efektivë të policisë dhe zonave të mbrojtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat