Tropojë/ Bllokohen 3 turistë çek, helikopteri niset drejt vendngjarjes

Shqipëria

Tropojë/ Bllokohen 3 turistë çek, helikopteri niset drejt vendngjarjes

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turiste çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët." njofton policia.

Megjithatë raportohet se turistët nuk kanë pësuar lëndime.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat