A do të rikthehet Meta në LSI pas përfundimit të mandatit? Xhixho zbulon çfarë do ndodhë më 25 Korrik

Shqipëria

A do të rikthehet Meta në LSI pas përfundimit të mandatit? Xhixho zbulon çfarë do ndodhë më 25 Korrik

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:05
Ilir Meta

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka folur dhe me rikthimin e Ilir Metës në këtë forcë politike, pas përfundimit të mandatit si president, teksa tha nuk ka nevojë për ftesë që të kthehet në LSI, pasi kjo parti është krijuar nga vetë ai.

Erisa Xhixho: Është një vendimarrje e Metës, do të duhet ai të shprehet për këtë. Meta nuk ka nevojë fare për ftesë që të kthehet në LSI, sepse është partia që krijoi. Së bashku me mua dhe shumë të rinj e të reja besuam te një forcë e te një lëvizje e cila promovoi shumë të rinj e vajza të reja dhe për këtë ka vlerë.

Ndër të tjera ajo dha detaje dhe me konventën e LSI që do të mbahet më 25 Korrik, ku tha se fokusi do të jenë zgjedhjet lokale të 2023.

Erisa Xhixho: 25 Korriku është një konventë që do të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen politike të LSI. Do të ketë një dimension tjetër. Kauzat e opozitës bashkojnë çdo faktor opozitar, pa dyshim që ne kemi qenë në protestë dhe besoj që për çështjet që janë në interes publik dhe për qytetarët do të jemi bashkë. Fokusi i Konventës do të jenë zgjedhjet lokale, si një test dhe një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për të rikthyer legjitimitetin e pushtetit lokal që humbi mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 2009 por për ti dhënë qytetarëve një motivim dhe një forcë, për të kandiduar  qytetarë me integritet, gra vajza të cilat mund të rikthejnë shpresën në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat